13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Gashi: Prizreni është bërë gazi i botës me Mujën

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka përsëritur edhe një herë keqqeverisjen, që kryetari Ramadan Muja ia ka bërë Prizrenit. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se Muja është bërë gaz i botës me keqqeverisjen që ka treguar gjatë dy mandateve.

“Ramadan Muja sot përsëri u paraqitë në seancë gjyqësore, ku rëndohet me aktakuzën me 21 faqe për keqpërdorime të rënda. Ai në vend se të jap dorëheqje dhe të ia lë duart e lira drejtësisë dhe të merret me mbrojtjen e tij, ai vazhdon të jetë objekt mbi dhe rreth të cilit mëtohet të fsheh paaftësitë dhe pisllëqet e grupeve mafioze brenda PDK-së”, tha Gashi.

Sipas tij, kryetari Muja në vend se të bëhet shembull i moralit politik, me bagazhin e tij të së kaluarës profesionale dhe me moshën që ka, ai ka zgjedhur të bëhet gazi i botës duke dëshmuar amoralitetin e politikës qeverisëse të tij.

“E kapur nga krimi, korrupsioni dhe kriminaliteti, PDK-së nuk i ka mbetur asgjë tjetër, pos që të vazhdojë t’ iu ofrojë prizrenasve shembullin më të keq të qeverisjes. Vendosjen e një njeriu të paaftë, të paqëndrueshëm, të pavendosur dhe jo stabil në krye, me qëllimin e vetëm që të vazhdohet qeverisja e PDK-së nga grupe mafioze”, tha Gashi.

Ai tha se këtë formulë të keqqeverisjes, qytetarët e Prizrenit tashmë e kanë kuptuar. “Me votë qytetarët do ta dënojnë Ramadan Mujën dhe gjithë PDK-në”, tha Gashi.

Sipas tij, Muja para se të dal në pazar për vota duhet ta pret vendimin e drejtësisë.

“Sepse Gjykata do të vendos se ku e ka vendin Ramadan Muja. Në bazë të fakteve dhe dëshmive që ekzistojnë nuk është e vështirë të parashihet se Ramadan Muja nuk do të ketë nevojë për balotazh, sepse ne raundin e parë do ta merre atë që i takon…”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Lajmet e Fundit