16.3 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Bytyqi: Prioritet Projektligji për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta

Ministri i MASHT, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.

Delegacioni i SBASHK-ut i ka prezantuar Ministrit Bytyqi gjithë kërkesat e punëtorëve të arsimit, që dalin nga Kontrata Kolektive duke kërkuar angazhimin e tij që qeveritë komunale të angazhohen seriozisht për realizimin e tyre.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media të dërguar nga MASHT, temë kyçe e bisedës në këtë takim ka qenë çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 e deri në vitin 1998/99.

Bytyqi i ka deklaruar SBASHK-ut se është formuar një komision në MASHT për ta analizuar edhe një herë këtë projektligj dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që ai të shkoi në qeveri në pjesën e parë të dhjetorit me qëllim që pastaj të procedohet në Parlament.

“Jemi shumë të përkushtuar në MASHT që ta realizojmë obligimin tonë ndaj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta dhe komisioni që kam ngritur po bën një punë shumë dinamike me qëllim që Projektligji të shkojë në Qeveri në pjesën e parë të dhjetorit e pastaj të procedohet me një herë në Parlament”, ka thënë Bytyqi.

Më Shumë

Kurti dhe Peci vizitojnë Hardh Fest në Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, morën pjesë në festivalin tradicional Hardh Fest, i cili mbahet çdo vit në...

Familja Gashi në Mleqan të Malishevës merr çelësat e shtëpisë së re

Në fshatin Mleqan të Malishevës, familja Gashi ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re, dhuratë nga Shoqata humanitare “Bereqeti”. Ceremonia e dorëzimit u...

Lajmet e Fundit