3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Lirohet me dorëzani gulenisti i arrestuar në Prizren

Gjykata Themelore e Prishtinës, një javë pasi i ka caktuar 40 ditë paraburgim, ka liruar me dorëzani shtetasin turk Ugur Toksoy, të arrestuar të premten e kaluar në Prizren.

Gazeta Express ka siguruar vendimin e Gjykatës e cila aprovon propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës që Toksoyt t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë.

Vendimi bën të ditur familja e shtetasit turk që po kërkohet për ekstradim në vendlindje vetëm pse dyshohet se përkrah Fetullah Gulenin, kundërshtarin e Presidentit të Turqisë Erdogan, përmes mbrojtjes kanë ofruar shumën prej 5000 eurosh dorëzani për lirimin e tij.

“Të kërkuarit Ugur Toksoy i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lëshohet menjëherë në liri, më 03.11.2017”, thotë vendimi i Gjykatës.

Toksoyt i është konfiskuar edhe pasaporta, derisa të përfundojë procedura e ekstradimit, thotë aktvendimi.

Në vendimin e nxjerrë sot, Gjykata bën të ditur se “nëse i kërkuari ikën dhe arratiset, me Aktvendim të gjykatës caktohet që dorëzania të derdhet në fondin për kompensimin e viktimave, i kërkuari paraburgoset dhe dorëzania hiqet nëse pas thirrjes me rregull ai nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton”.

Vendimi ka ardhur vetëm një ditë pasi Gazeta Express ka raportuar se si Prokurori Special Ali Rexhaj ka kërkuar paraburgosjen e cila iu është aprovuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe ekstradimin e Ugur Toksoy me vetëm 9 rreshta arsyetim që Gjykata e Hatayt në Turqi i ka dhënë për supozimet e saj se shtetasi turk i arrestuar në Kosovë është pjesë e organizatës FETO, të cilën Erdogani e konsideron përgjegjëse për puçin e dështuar ushtarak të vitit 2016.

Shkresën në shqip të cilën Express e ka publikuar të enjten të plotë, autoritetet kosovare e kanë zyrtarisht para më shumë se dy javë para kapjes së Toksoy. Në këtë urdhërarrest nuk ka të bashkangjitur asnjë fakt që dëshmon se Toksoy ka kryer veprimet për të cilat është arrestuar.

Megjithëkëtë, Policia, Prokuroria e në fund edhe Gjykata kosovare i është bindur kësaj urdhërese të Erdoganit, javën që shkoi, duke arrestuar Ugur Toksoy, ani pse në urdhërarrestin ndaj tij nuk ka asnjë dëshmi shtesë se shtetasi turk, banor i Prizrenit, është terrorist.

“Nga hetimet e bëra del se Ugur Toksoy është drejtues (imam) i organizatës së armatosur terroriste në rajonin gjeografik Republika e Kosovës; ai drejton institucionet e varura nga FETO/PDY në këtë vend; paratë e grumbulluara, përfituara nga këto institucione janë transferuar për llogari të organizatës, nën petkun e dialogut ndërfetar u ka hapur rrugën aktiviteteve të tyre në këtë vend”, thuhet në kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Toksoyt, drejtuar autoriteteve kompetente të Kosovës.

Express, po ashtu, pati raportuar të martën se as Gjykata Themelore e Prishtinës, në asnjë pjesë të aktvendimit për paraburgimin e shtetasit turk nuk ka treguar se cilat janë veprimet e Ugur Toksoy që e bëjnë pjesë të ndonjë organizate terroriste. Megjithëse në fund, gjyqtarja Alltene Murseli e kishte ndaluar për 40 ditë në paraburgim turkun Toksoy, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të cilin Prokurori Special thotë se ekziston rreziku që i dyshuari në fjalë të arratiset.

I njëjti prokuror sipas aktvendimit të sotëm të të njëjtës gjyqtare, ka dhënë të enjten pëlqimin që kjo masë të zëvendësohet me lirim me dorëzani, pas kërkesës së mbrojtjes.

Përveç Ugur Toksoy, edhe një tjetër shtetas turk, banor i Kosovës është duke u kërkuar, për të njëjtat dyshime, për ekstradim në Turqi. /M.Gj./GazetaExpress/.

 

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme/lirohet-me-dorezani-gulenisti-i-arrestuar-ne-prizren-deponon-5-mije-euro-ne-gjykate-456854/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

Neymari ka folur së fundmi se si e kishin trajtuar fansat e Paris Saint-Germainit atë dhe Lionel Messin sa kishin qenë te ky klub. “Dy...

Lajmet e Fundit