10.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Haskuka dhe Totaj me akuza të rënda për njëri-tjetrin

Në debatin ‘Duel’ në TV Dukagjini, gjatë përballjes së kandidatëve për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka nga VV dhe Shaqir Totaj nga PDK, kanë folur pse nuk duhet të votohen kundërkandidatët e tyre, shkruan Gazeta Blic.Mytaher Haskuka tha se kandidati i PDK-së nuk ka qenë i sinqertë dhe ka bashkëpunuar me njerëz të PDK-së që janë të dënuar.

”Ska qenë i sinqertë gjatë procesit zgjedhor. Nëpër televizione ka thënë se është i ri në PDK nuk paraqet vazhdimësinë e keqqeverisjes që ka ndodh në Prizren, ndërsa gjatë procesit zgjedhor ka qenë me njerëzit që kanë qenë në qeverisje në Prizren.”, tha Haskuka.

Ai ka shtuar se ndryshimi nuk bëhet me njerëz të inkriminuar duke ja përmendur edhe drejtorët e dënuar si dhe kryetarin.”Ndryshimi nuk mundet të bëhet me njerëz të inkriminuar, i kemi 8 drejtor të dënuar, kryetari i dënuar, nuk kemi pikë referente që tregon suksesin e PDK-së në Prizren.”, shtoi ai. Ndërsa, Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se kundër kandidati i tij nuk ka profil profesional që i nevojitet nevojave dhe kërkesave të kryetarit të komunës.”Për nga profili profesional nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të kryetarit të komunës”, tha ai.

Gjithashtu, Totaj shtoi se Haskuka nuk jeton në Prizren dhe në Kosovë.‘‘Nuk jeton në Prizren, nuk ka jetu në Kosovë. Nuk ka dhënë ndonjë kontribut.”, përfundoi ai./GazetaBlic

Të formohet një Këshill Mbarëkombëtar

Shkruan:Prend NDOJA, SHBA Në kujtesën tonë kombëtare akoma rëndojnë të freskëta skenat e tmerrshme, kur përmes tytave dhe artilerisë serbe, vdekja përbinte jetë të pafajshme...

22 vjeçari në Dragash humb jetën nga vetaksidenti

Një vetaksiedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragash ku ka humbur jetën një 22-vjeçar. Këtë e konfirmoi, Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit