Momenti kur ministri kroat i Veteranëve i ndan dekoratë komandantit Xhelal Hajda – Toni

Ministri kroat i veteranëve, Tomo Medved ka ndarë dekoratë për Xhelal Hajdën-i njohur si komandant Toni. Ky dekoratë u nda me dekret të lëshuar nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Kujtojmë që Xhelal Hajda ra heroikisht me datën 06.11.1998, mbi fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit.

Si i ri dhe tejet dinamik, ishte kundërshtar i ligjeve jugosllave, prandaj edhe shpesh arrestohet dhe pas “vlerësimit të të gjitha rrethanave”, i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 5 vjetësh: afat ky të cilin Xhelali e kalon nëpër kazamatet jugosllave të Goli Otokut, të Lepogllavës, të Splitit e të Shibenikut.

Në Burgun e Lepogllavës u njoftua me Adem Demaçin për të cilin kishte respekt të veçantë. Pas vuajtjes pesëvjeçare të dënimit vendoset në Gospiq të Likës dhe këtu e gjeti lufta e popullit kroat kundër hordhive serbe, të cilat nën udhëheqjen e kapetan Draganit dhe të komandant Arkanit, sipas projekteve të Milan Martiqit bënë masakra në Kroaci.

Në këto beteja kroate, Xhelal Hajda me emrin Xhevat Hajda, tashmë është me Fehmi e Xhevë Lladrofcin, me Bekim Berishën-Abenë, me Gëzim Hamzën-Piktorin, me Safet Abdullahun me Naim Malokun e Agim Çekun, ndërsa vazhdon të bashkëveprojë me Ton Markun, por edhe me shumë luftëtarë të tjerë që luftuan për lirinë e popullit kroat e boshnjak.

Video e mëposhtme tregon momentin e ndarjes së dekoratës: /gazetametro.net

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/momenti-kur-ministri-kroat-i-veteraneve-i-ndan-dekorate-komandantit-xhelal-hajda-toni-457199/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit