11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

PDK-AAK nënshkruajnë koalicion për Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për qytetin e Prizrenit për katër vitet e ardhshme.Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për qytetin e Prizrenit për katër vitet e ardhshme.

Nënshkrimet për marrëveshje i kanë vënë kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i cili fitoi në rundin e parë dhe ish-kandidati i AAK-së për kryetar, Lulzim Kabashi.Totaj ka thënë së ky koalicion është pjesë e qasjes së tij për të bashkëqeverisë me ato parti që kanë qëllime dhe ide të mira, si dhe përputhje të programeve për të mirën e qytetarëve të Prizrenit.

“Kjo marrëveshje vetëm sa e rritë dhe e forcon fitoren tonë të madhe me 19 Nëntor. Zotohem se do t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit pa dallim përkatësie etnike e politike”, tha Totaj.

Nga ana e tij, Lulzim Kabashi nga AAK tha se në garën e balotazhit në Prizren qytetarët do ta mbështesin Shaqir Totajn për kryetar dhe koalicionin që do të përfaqësoj dhe mbështesë më së miri qytetarët e Komunës së Prizrenit.Sipas një komunikate të PDK-së, përveç AAK-së, kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit do ta mbështesin edhe subjektet politike të të gjitha komuniteteve në Prizren si dhe intelektualë të pavarur./KosovaPress/

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit