Klisurica: Votuesit e LDK-së nuk do ta respektojnë pozicionimin neutral

Njohësi i zgjedhjeve, Ramadan Klisurica, thotë se pozicionimi i LDK-së, dhe i grupeve të ndryshme brenda saj, do të jetë faktor determinues i rezultatit final të Prizrenit.

“Koalicionet në mes subjekteve politike e kanë dëshmuar atë që tashmë ka qenë e qartë që nga fillimi i fushatës zgjedhore. AAK, KDTP, VAKAT me kohë kanë dhënë sinjale të qarta se do të orientohen nga PDK-ja, ashtu sikurse që Nisma me kohë ka dhënë sinjale të qarta se do të orientohet me LVV-në”, ka thënë ai për Kosova Sot.

“Megjithatë, unë nuk jam i sigurt nëse elektorati do t’i ndjekë udhëzimet e subjekteve politike, e posaçërisht në rastin e votuesve të komunitetit turk. Në këtë situatë, konsideroj se pozicionimi i LDK-së, dhe i grupeve të ndryshme brenda saj, do të jetë faktor determinues i rezultatit final të Prizrenit”.

“ Konsideroj se votuesit e LDK-së nuk do ta respektojnë pozicionimin neutral të deklaruar nga LDK-ja dhe në mënyrë masive do të shprehin mendimin e tyre të lirë në kutitë e votimit”,shprehet Klisurica për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit