6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Haskuka: Nëpër tubime i kemi simpatizantët e LDK-së, ata do votojnë për ndryshimin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar se deri tash kanë arritur marrëveshje për raundin e balotazhit me Nisman, AKR-në dhe KTP-në.

“Futbollisti kryesor në ekipin tonë janë qytetarët kurse unë jam asistuesi”, është shprehur ai.

Më tej ai ka thënë se nuk kanë koalicion me LDK-në, por që kandidati për kryetar nga ky subjekt i ka dhënë përkrahjen e tij, njofton Klan Kosova.

“Falënderoj Hatim Baxhakun që ka dalë hapur në mbështetjen time dhe ka thënë se Prizrenit i duhet ndryshimi. Në të njëjtën kohë nëpër tubime tona gjithmonë kemi simpatizantë të LDK-së. Jam i sigurt që me 19 nëntor ata do të votojnë për ndryshimin. Këta janë marrë vesh në aspektin e kryesive, por popullata nuk do t’i përfillë”, është shprehur ai

Arsimi:

Sa i përket planit të tij, Haskuka ka thënë se duhet bërë depolitizomi i arsimit.

“E kemi si pikë kyçe në programin tonë”, ka thënë ai.

“Sistemi është i partizuar.

“Duke bërë depolitizim ngrihet cilësia në arsim. Përzgjedhja e drejtorëve do të bëhet me pjesëmarrjen e komunitetit. Ne do t’i ndërtojmë katër çerdhe. Kemi shujtën për nxënësit, vizita mjekësore dhe pajisjen me kabinete. Për të rregulluar cilësinë kemi planifikuar orë shtesë për nxënësit që kanë ngecur. Diçka që do të ndikojë në gjendjen e shëndetësore dhe identifikimin e talenteve do të bëjmë organizimin e turneve sportive”, ka thënë Haskuka në Magazina Zgjedhore.

“Cilësia e arsimit rrezikohet nga politizimi i sistemit arsimor”.

Trashëgimia kulturore:

“Qendra Historike më ka bërë të hyjë në politikë. Në tre mandate të PDK-së janë shkatërruar mbi 200 shtëpi tradicionale. Shumë shtëpi janë para shembjes dhe ato mbrohen me gypa të kanalizimit. Mbi 50 përqind të ndërtesave tradicionale në Prizren janë të rrënuara. 30 përqind e hapësirave publike janë të uzurpuara nga persona të afërt me PDK”.

“Vitin e kaluar ka humbur jetën nga një shtëpi që ka qenë në mbrojtje të shtetit. Inspektorati duhet ta bëjë punën e vet. Drejtori i Inspektoratit ka uzurpuar pronën private. Duhet të bëjmë fuqizimin e drejtorisë së urbanizimit dhe dhënia e lejeve duhet të jetë publike”.

Ai ka thënë se do të punojnë shumë në mënyrë që të mund të aplikojmë në UNESCO në 15 vitet e ardhshme.

“Totaj është përfaqësues i Kadri veseli dhe PDK-së të cilët e kanë bërë shkatërrimin e Qendrës Historike. Në Prizren s’ka pasur tërmet por keqmenaxhim. Ata që kanë shkaktuar gjendjen nuk mund ta rregullojnë atë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Koalicioni për Familjen në Rahovec zotohen për mbështetje të familjes

Koalicioni për Familjen vazhdoi fushatën zgjedhore me një tubim elektoral në Rahovec, ku prezantoi programin dhe zotimet e tij për qytetarët. Liderët dhe kandidatët...

Derbi i Prizrenit në Superligën e femrave: Junior 06 sfidon Bashkimin

Sonte, basketbolli i femrave në Kosovë do të ofrojë një përballje emocionuese mes dy skuadrave prizrenase, KBF Junior 06 Moni Bau dhe KBF Bashkimi....

Lajmet e Fundit