Deputeti Arbër Rexhaj, mbron qëndrimin për Kishën Ortodokse

Deputeti i VV-së nga Prizreni, Arbër Rexhaj, mbron qëndrimin e tij, që Kisha Ortodokse, të njihet si trashëgimi shqiptare.

“Qëndrimi im në Kuvendin e Kosovës, do të duhej të ishte qëndrim i çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht besimit fetar”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Paramendoni atë moment kur si përfaqësues i qytetarëve kërkon që Kisha Ortodokse mos të etablohet si serbe, ndërsa ajo të njihet edhe si trashëgimi shqiptare dhe të vërsulen aq ulët, disa mbi baza fetare dhe disa me fyerje nacionale”.

Rexhaj, premton se për këtë temë do të vazhdojë të diskutojë në institucionet e Kosovës.

“Por një gjë ua garantoj që këtë temë do ta vazhdoj sërish në institucione dhe kudo që do të kem mundësi. Sepse trashëgimia jonë historike dhe kulturore shqiptare nuk bën tëhuajsohet si serbe”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit