8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Tragjedi dhe Shpresë!

Autori: Taulant B. Muja

Kaluan dy jave që nga perfundimi i zhgjedhjeve të rundit të balotazhit që u mbajt në disa Komuna të Republikës së Kosovës. Rezultati i ketyre zhgjedhjeve solli ndryshime në disa nga Qytete të vendit. Ndryshim ndodhi edhe në Qytetin e Prizrenit. Rezultati sjelli edhe efektet e veta, ku nje pjese thonë, se ky ndryshim është tragjedi dhe një pjese tjetër thonë, se ky ndryshim është shpresë!
Tragjedi dhe Shpresë per Prizrenin!?

E para, tragjedia mbase më shumë përfaqësohet nga klasa politike që udhëheqi me Prizrenin, kurse shpresa përfaqësohet nga qytetarët, por ka edhe nga ata qytetarë që jane skeptik dhe presin për një mirëqeverisje dhe mirëqenje qytetare.

Tragjedi apo Shpresë, pakë rëndësi ka, ku Unë, Ti apo Ai e gjejmë veten. Rëndesia është tek pushteti dhe qeveria që do të udhëheq me Qytetin e qytetarëve, pa dallim race, feje apo etnie dhe bindjeve politike.

Të gjithë e kemi të qartë se Qeveria Lokale pa pushtet nuk mund të ekzistoj dhe të vihet në levizje. Por duhet që ta kemi edhe më të qartë, se ta vendosësh udheheqësin ne shërbim të Qeverisjes Lokale për interesa të partis dhe grupeve te caktuara dhe jo në interes të Qytetit dhe qytetarëve, kjo është në kundërshtim me çfarëdo parimi të rendit juridik dhe shoqëror.

Pa këto parime, rendi juridik dhe shoqëror, Prizrenit nuk mund t’i siguroj askush të ardhëme më të mirë.
Klasa politike udhëheqëse e Qeveris Lokale duhet të rreshtohet në krah me qytetarë, pa dallim race, feje, etnie apo bindje politike. Ngase të gjitha janë të garantuara me ligje dhe konventa ndërkombëtare dhe vendore. Qeverisja e mire mund të dëshmohet dhe do të dëshmohet me vlerat e veta, vetëm atëhere kur intersat partiake grupore dhe personale do të zëvendësohen me intersat e qytetarëve me moten “Mirëqenja dhe Mirëqeverisja mbi të gjitha”

Kjo është që i duhet Prizrenit dhe të gjithë qytetarëve. Prizreni ka nevojë për klasë politike dhe Qeveri pa qëllime dhe favore personale të individëve dhe grupeve. Prizreni ka nevojë per një klasë politike që dinë të japin më të mirën nga vetja për Qyetin, në të gjitha sferat, politike, ekonomike, kulturore, arsim, punë etj., dhe jo të marrin të mirat nga ky Qytet.
Ky qytet duhet të zgjohet, nuk ka vend për tragjedi por për shpresë.!

 

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit