“Klinika e vdekjes” ka vazhduar punën edhe pas mbylljes

4linikaDeri ditën e premte klinika “Heart”, në të cilën dyshohet se kanë gjetur vdekjen 20 persona, ka vazhduar punën. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin shëndetësor të premten pasdite kanë kryer një operacion hetues në klinikë, por nuk kanë treguar për arsyet e kësaj “vizite”.

“Sapo u informuam se ky spital është ende nuk funksionuar”, ka thënë drejtori i krimeve ekonomike, Emin Beqiri.

Beqiri nuk ka dashur të komentojë, se si ky institucion ka vazhduar punën edhe përkundër faktit se nuk ka licencë, si dhe drejtuesit dhe punëtoret e këtij spitali janë nën hetime, por ka premtuar se do të marrin të gjitha masat ligjore lidhur me këtë institucion,shkruan Koha Ditore.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë, pas një hulumtimi të gazetës kishte lëshuar një komunikatë për media në të cilën kishte thënë se e kanë revokuar licencën e spitalit me datë 26.11.2012, Kjo ministri nuk ka qenë në dijeni që spitali po e vazhdonte punën.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit