8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Mërdhihen nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Hasit” në Kabash

Në shkollën “Dëshmorët e Hasit” në fshatin Kabash të Hasit, procesi mësimor po mbahet me shumë vështirësi.

Kryetari i fshatit, Fejzë Kabashi thotë se për shkak mungesës së ngrohjes në shkollë nxënësit e kësaj shkolle janë duke u mërdhi.

“ Në shkollë nuk ka ngrohje “, tregon Kabashi për “PrizrenPress”.

Shkolla “Dëshmorët e Hasit” në Kabash të Hasit, ngrohet me rrymë.

Kryetari i fshatit, Fejzë Kabashi thotë ndërkaq se, në këtë fshat që tri ditë nuk ka rrymë.

Ai, fton KEDS-in që të intervenojë në rregullimin e defekteve të rrymës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e komunës. Sipas tij, ky aktivitet...

Distria Krasniqi kampione e Evropës për herë të katërt

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit