8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Policia gjen në Prizren një person të lënduar rëndë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti i ka shkaktuar lëndim të rënd trupor një personit tjerët, i cili është gjetur i shtrirë në rrugën “De Rada”.

Sipas Policisë, rreth orës 22:40 minuta, një patrullë policore përderisa po patrullonte nëpër rrugën “De Rada” kishte hasur në një qytetar të lënduar.

“Policët e kanë thirr emergjencën për të dalë në vendin e ngjarjes por duke e parë se viktima kishte rrjedhje gjaku dhe për të mos humbur kohë është dërguar me automjet të policisë ne Spitalin Rajonal në Prizren ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ka ndodhur një përleshje në mes të tre personave. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka shkaktuar lëndim të rënd trupor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Në Bukosh përkujtohen dëshmorët e fshatit

Në fshatin Bukosh të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë. Kryetari...

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në...

Lajmet e Fundit