7.5 C
Prizren
E diel, 4 Janar, 2026

Thaçi: Nuk do t’i rikthehem PDK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një lajm të madh të enjten. Se është kumt i mirë ose i keq, varet nëse jeni mbështetës ose kundërshtar i tij, shkruan sot Koha Ditore.

Në konferencën e fundvitit Thaçi ka thënë se mund të kandidojë vetëm edhe një herë për postin e kreut të shtetit, dhe ka paralajmëruar se ai nuk do t’i kthehet as PDK-së, por as Legjislativit e Ekzekutivit.

“Për mua është më se e qartë se angazhimi im politik në jetën institucionale nuk do të ketë rikthim në proceset që i kam kaluar, as në të udhëhequrit e partisë, as pjesë e ndonjë përbërjeje të Parlamentit, e as në ndonjë pozicion të qeverive të ardhshme të Kosovës. E theksova, e vetmja mundësi e angazhimit tim politik është këtu ku jam, në Presidencë, por edhe mundësia e garës që është e drejtë kushtetuese dhe ligjore edhe për një mandat, nëse zgjedhjet mbahen drejtpërdrejt për presidentin”, ka thënë kreu i shtetit.

“Nëse jo, atëherë mbeteni pa mua në skenën politike”

Më Shumë

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Prizreni i mbushur me qytetarë në ditën pas Vitit të Ri

Prizreni u mbush me qytetarë në ditën pas natës së Vitit të Ri. Meqë dita pasuese ishte pushim zyrtar, qytetarët shfrytëzuan rastin për të...

Lajmet e Fundit