2.8 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Ndahet nga jeta aktorja Antoneta Papapavli

AntonetaPapapavli-aktoreËshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Antoneta Papapavli, “Artiste e merituar”.

U largua nga kjo jetë duke marrë me vete dy dhimbje të mëdha, humbjen e të birit dhe të bashkëshortit. Iku në heshtje dhe pa bujë, teksa kishte 23 vjet qe i mungonte skenës dhe publikut, kohë gjatë së cilës ka qenë e sëmurë, transmeton BW.

Antoneta Papapavli lindi më 17 shkurt 1938 në qytetin e Përmetit. Studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964.

Ka mbi 20 vjet karrierë artistike, ka interpretuar dhjetëra role në teatër dhe në filmin artistik shqiptar.

Ajo mbahet mend me rolet në teatër si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Bajamja te “Fytyra e dytë”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja te “Hijet e natës”, Cuca tek “Cuca e maleve” etj.

Në kinematografi ka luajtur tek filmat, “Kur ndahesh nga shokët” – nëna e Zanës, Sania tek “Hije që mbeten pas”, drejtoresha tek “Shoku ynë Tili”, “Kur hapen dyert e jetës” -nëna e Lizës, “Hije që mbeten pas” – Sania, nëna e Marjetës, “Nxënësit e klasës sime”- Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit, “Apasionata” – Profesorja e Mirës, “Shoqja nga fshati” – Lefka, “Si gjithë të tjerët” – nëna e Jetës, “Kërcënimi” – Marina, nëna e Emës, “Përtej mureve të gurta” – nena e Asimese, “Ata ishin katër” – anëtarja e Këshillit, “Përballimi” – Klea, “Komisari i dritës” – Ngjela etj. Ngjitja e saj e fundit në skenë është në komedinë “Pallati 176”, ku interpreton rolin e nënës së Elsës, në variantin e dytë të komedisë.

Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën “Thesin Aga!” në filmin “Përballimi”.

Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe dekorata të ndryshme.

Aktorja u përcoll dje nga të afërmit dhe miqtë në banesën e fundit.

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Lajmet e Fundit