10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Prizren: Një vit burgim për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarit me inicialet: K.K. nga Prizreni për shkak të veprës penale, vjedhje e rëndë në tentativë me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

I gjykuari, më 09.02.2017, në mesnatë në Prizren, në rrugën “Tirana” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, tenton të marrë pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale T.B..

I dënuari shfrytëzon momentin e mos prezencës e pronarit, thyen derën hyrëse të oborrit, derën e zyrës së auto-sallonit “Erber”, hynë në brendi të auto sallonit, demolon zyrën, nuk merr asgjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Më Shumë

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit