13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Werderi në gëzim, Vitesse në pikëllim për Rashicën

Werder Bremeni ndihet në gëzim që arriti ta transferojë një futbollist të kalibrit të Milot Rashicës, i cili pritet të përmirësohet edhe më shumë me kalimin e viteve dhe atij mund t’ia shohë hairin klubi gjerman nëse vendos ta shesë pas disa vitesh, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

“Është një shumë e madhe për Werderin që e shpenzoi, por për ne nuk është një rrezikim i paarsyeshëm. Mund të krijojmë vlera, kemi edhe garanci, mund të përfitojmë nga ai”, u shpreh Frank Baumann, drejtor sportiv i Werderit. Klubi gjerman shpreson që Rashica të shkëlqejë menjëherë, edhe pse futbollisti i ri kosovar duhet të dijë ta menaxhojë presionin.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Vitesses janë të pikëlluar që ylli i skuadrës së tyre u largua. Trajneri Henk Fraser thotë se Rashica do të jetë e vështirë të zëvendësohet.

“Fatkeqësisht, largimi i Rashicës është një humbje e madhe e vlerave të skuadrës sonë. Vërtet do ta ndiejmë mungesën e tij”, theksoi ai. “Ishte sulmuesi ynë më i mirë i krejt sezonit, mendoj se ishte përfshirë në 70 për qind të golave tanë dhe ishte lojtari që e krijonte rrezikun më të madh për kundërshtarin. Sidoqoftë, e kuptoj klubin për vendimin pasi ishte një ofertë që ishte e vështirë të refuzohej”, përfundoi trajneri i Vitesses.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit