Këngëtari Redon Makashi jep më në fund lajmin e madh

Këngëtari i dashur i skenës, Redon Makashi ka qenë sot i ftuar në programin “Pasditja ime”.
Në një bisedë me gazetarin Eraldo Rexho, kantautori veç projekteve në muzikë ka folur edhe për jetën e tij private.
I pyetur se kur do të martohet Makashi ka thënë se edhe prindërit ja kërkojnë një gjë të tillë dhe sidomos për faktin se duan të bëhen gjyshër.

”Po na ikën mosha, por ka ende kohë për tu bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të”, ka thënë këngëtari i hitit “ Dikur luaja me ndjenjën e saj”.

Nga ana tjetër Redon Makashi ka pohuar se ai do të ndjekë shembullin e prindërve të tij, të cilët në fillim sollën në jetë këngëtarin dhe më pas u martuan.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit