Zidane lë Realin në fund të sezonit, 3 alternativa për stolin

Zinedine Zidane qëndron deri në fund të sezonit. Reali i Madridit i këtij sezoni dukshëm është shumë larg pritshmërive dhe siç ndodh zakonisht kur gjërat nuk ecin ashtu siç duhet, pesha e fajit bie mbi trajnerin.

Nisur nga kjo në radhët e klubit merengues, kanë nisur të shqyrtojnë disa alternativa në lidhje me pasuesin e francezit. Në listë qëndrojnë disa kandidatë.

Njëri prej tyre është tekniku i Tottenhamit, Mauricio Pochettino. Argjentinasi ka një kontratë me klubin anglez deri më 2021 dhe për ta bindur të ndryshojë stol duket thuajse diçka e pamundur, sepse presidenti i Spurs-ave, Daniel Levy nuk ka aspak ndërmend ta largojë Pochettinon.

Joachim Low është një tjetër preferencë e presidentit Florentino Perez, por edhe trajneri i kombëtares gjermane ka kontratë me pancerat deri më 2020. Sidoqoftë për gjermanin shanset ekzistojnë, por për të nisur bisedimet duhet pritur fundi i kampionatit Botëror, Rusi 2018.

Jurgen Klopp mbyll listën e kandidatëve. Kontrata me The Reds skadon më 2022. Nëse ka një kandidaturë që mund të thuhet se shanset janë zero është pikërisht për emrin e gjermanit. Në Anfield e duan të gjithë.

Deri në verë lista mund të pasohet edhe me emra të tjerë, por nga ana tjetër lamtumira e Zidane me Realin e Madridit po afron.

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit