15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Tre astronautë kthehen në Tokë pas gjashtë muajve mision

Tre astronautë janë kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë në Tokë, pas më shumë se gjashtë muajsh të misionit atje.

Ata kanë arritur në stepat e ftohta të Kazakistanit më 28 shkurt. Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të buzëqeshur derisa kanë dalë nga kapsula e tyre e gjithësisë.

Stafi mjekësor është përkujdesur menjëherë për t’u siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë jetuar në Stacionin e Gjithësisë nga muaji shtator. Acaba dhe Vande Hei kanë ndihuar në zëvendësimin e disa pjesëve të vjetëruara në stacion.

Vjeshtën e vitit të kaluar, ata po ashtu kanë pasur rastin të bisedojnë me Papa Françeskun, për të diskutuar bukurinë dhe brishtësinë e planetit Tokë.

NASA ka planifikuar dërgimin e Acabe dhe Vande Hein në Hjuston. Misurkin do të kthehet në selinë e kozmonautëve në Rusi.

Një ekip zëvendësues do të niset nga Kazakistani më 21 mars, për të plotësuar numrin e ekipit të Gjithësisë në gjashtë persona.

Më Shumë

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit