Zidane: Bale mbetet i rëndësishëm për ekipin

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka befasuar duke deklaruar se Gareth Bale është ende futbollist i rëndësishëm për ekipin.

Asi uellsian nuk është në formën më të mirë këtë edicion, duke zhgënjyer me paraqitjet e tij që prej kthimit nga lëndimi.

Dhe përderisa mediat shkruajnë për një largim të tij nga Madridi gjatë verës, tekniku francez thotë se Bale mbetet lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën.

“Ai gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për skuadrën. Gjithmonë mungon një lojtar, nuk po mendoj për një apo dy por për të gjithë”.

“E di që disa lojtarë nuk ju interesojnë juve, por ka lojtarë që stërvitin çdo ditë dhe zor që luajnë ndonjëherë dhe unë jam i interesuar në ta. E shoh Bale siç i shoh të gjithë ata dhe llogaris në të gjithë”.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit