Vrasja e dyfishtë në Plloçicë të Malishevës u bë nga hajnat

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Arta TV, se ka arritur ta arrestojë njërin prej të dyshuarve në vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Personin në fjalë, në këto çaste po e transefron në stacion policor. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një vrasje nga hajna, që kishin tentuar të vjedhin në shtëpinë e viktimave.

Koha.net do të provojë të mësojë detaje të reja rreth kësaj ngjarje.

Vriten dy vëllezër në Plloqicë të Malishevës

Policia e Kosovës njofton se me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Në njoftim thuhet se patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Viktima janë: Sh.M, lindur më 1973 dhe B.M. lindur më 1984.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale. Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit