Të dua atdhe

Sahit Osmani

N? rrënjët e shekujve
Thellë në zemër të Dheut’
Me dashuri u brumos liria
Për mbrojtjen e Atdheut

Me gjuhën tonë amëtare
Më të ëmblën në botë
Që për trimat e betejat
Me fisnikëri këndojmë sot

Nga Trungu i ilirisë
Në kala të Krujës
Vigjilojnë shqiponjat
Me Skënderbeun në krye

Këngë e flakë e pashuar
Nga beteja në betejë
Me agimin e Rilindjes
E Besëlidhjen në Prizren

Në Kongresin e Manastirit
Gjuhë e lashtë e vendit tim
E xhevahirtë dhe e mprehtë
Skalitet germë për germë

Ëmbëlsishtë të rrojë përjetë
E lirë e krenare tingëllon
Në Vlorën e Ismail Qemalit
Me Flamur të kuq valon

Dhe rilindet përjetësishtë
Në nëntorët historikë…
Në Kosovën tonë kreshnike
Adem Jasharin – Kryetrim

Me Emblemën e UÇK-së
U pagëzua Pavarësia
E Kosovës martire
Vet jeta dhe liria

Fjala “Të dua atdhe”
Nga gëzimi fluturon
Gjerësa dielli të ndriçojë
Brezat do të nderojnë!

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit