Një muaj paraburgim, tentuan të rrëmbenin një të mitur në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve A.A, (ashkali) dhe G.A.(egjiptian) që të dy nga Gjakova, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale tentim rrëmbimi të një të miture.

Ata me datën 11.03.2018, në orën 19.00 në Prizren të pandehurit në bashkëveprim tentojnë ta rrëmbejnë pranë shtëpisë së saj të dëmtuarën – të miturën – me qëllim të lidhjes jashtëmartesore pa pëlqimin e saj dhe prindërve të saj. Duke e pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, e cila është e rrezikshmërisë së lartë, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit