7.8 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Naim Cahani: Transparenca është mbyllur në Prizren

Naim Cahani, zyrtar i KDI-së në Prizren, pohon se lidershipi i ri i Komunës së Prizrenit, që nga marrja e mandatit për të qeverisur, ka dështuar në përmbushjen e parimeve bazë të transparencës në nivel lokal.

“Mungesa e pasqyrimit të planit të punës për këtë vit, mosmiratimi i planit vjetor për transparencë në Kuvendin e Komunës janë shembuj që kjo qeveri jep sinjale për mungesë të transparencës së punës karshi qytetarëve. Nëse ishin krijuar praktika të mira të hapjes së ekzekutivit komunal në raport me median dhe shoqërinë civile, nga ky lidership kemi një regres, ngase që nga marrja e mandatit qeverisës në asnjë nga mbledhjet e tij me drejtorë të drejtorive komunale nuk janë ftuar mediat dhe organizatat e shoqërisë civile”.

“Për më tepër, përbërja e ekzekutivit komunal mbetet anonime për pjesën dërmuese të qytetarëve për faktin e mosprezantimit të biografive të tyre në ueb faqen e Komunës. Ne ishim edhe dëshmitarë të asaj që kryetari nuk ishte prezent as në mbajtjen e mbledhjes së fundit të Kuvendit të Komunës, çka flet për një injorim dhe mbyllje të tij karshi organit më të lartë të vetëqeverisjes lokale”, është shprehur ai.(Kosova Sot)

Më Shumë

Transformim thelbësor në Spitalin e Prizrenit: Investim 3 milionë euro për Repartet Pediatrike dhe Internistike

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit "Prim. Dr. Daut Mustafa" po përjeton një transformim të thelbësishëm, falë një investimi prej rreth 3 milionë euro. Rikonstruktimi...

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Lajmet e Fundit