Ministria ndan 10 mijë euro për kampionen e BodyBuilding

Kujtim Gashi, Ministër për Kulturë Rini dhe Sport ka ndarë shpërblim për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa.

Në bazë të rregullores për rezultate kulmore në sport, ministri Gashi ka ndarë shpërblim prej 10 mijë euro për sportisten Gentiana Beqa dhe 5 mijë euro për trajnerin e saj.

Beqa në Kampionatin e Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnesit, mbajtur në Biarritz të Francës, ka fituar Medaljen e Artë. Me këtë rast, ministri Gashi uroi Beqën për suksesin e arritur dhe premtoi se do t’i mbështesë të gjithë sportistët që i sjellin çmime dhe rezultate të mira Kosovës.

“Ju uroj për çmimin. Ministria do të ju përkrah në të gjitha fazat. Do t’i mbështesë të gjithë sportet dhe sportistët që arrijnë rezultate” u shpreh Shala.

Sportistja Beqa tha se ndjehet e lumtur që po vlerësohet për suksesin e arritur. “Ka qenë rrugë e gjatë dhe u shpërblye. Ka edhe një ftese, Spanja nuk na njeh dhe e kam një ftesë speciale nga Madridi ku më ftojnë në prill, e kam sjellë si lloj dëshmie. Synoj që të jem edhe në 2018 dhe ti rrëmbejë të gjitha trofetë”, është shprehur Gentiana Beqa.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit