Gjykata kërkon dënim të Ronaldos me 10 vite burg

Cristiano Ronaldo vazhdimisht është akuzuar për evazion fiskal të shumës 14.7 milionë euro.

Madje mediat sot raportojnë se portugezi po rrezikon plot 10 vite burg. 31-vjeçari vazhdimisht e ka mohuar këtë gjë, por gjykatat nuk kanë këtë mendim. Madje gjykatat i kanë lënë në dispozicion dy mundësi.

E para është që ai të pranojë akuzën dhe të nisë pagimin e shumës së padeklaruar brenda një afati kohor të caktuar, ndërsa e dyta është t’i shkohet çështjes deri në fund dhe ylli portugez të marrë dënimin.

Portugezi nuk ka marrë akoma asnjë vendim por situata nuk duket serioze pasi dhe në seancën e fundit stërvitore me Portugalinë ai nuk ndihej i qetë, duke aprë shumë shpesh nga kameramanët.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit