Haskuka: S’ka teleferik në Kala

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën, në një konferencë për shtyp ka bër të ditur se projekti i vendosjes së teleferikut për në Kala nuk do të realizohet gjatë mandatit të tij qeverisës.

Ai, tha se pas konsultave me ekspertë të fushave të caktuara, ka marrë vendim që të anulohet në tërësi projekti i vendosjes së teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, pasi që sipas tij, në radhë të parë, projekti ideor është në kundërshtim me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe atë të Trashëgimisë Kulturore.

“Ky projekt është përshkruar edhe me shumë parregullsi të tjera”.

Ai tha se gjatë mandatit të tij për sa do të jetë në krye të komunës së Prizrenit, nuk do të ketë projekt as të modifikuar të teleferikut për në Kala.

Projekti i teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, ishte tenderuar nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga PDK./TV Prizreni/

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit