Ancelotti ndez “luftën” në mes skuadrave angleze

Carlo Ancelotti ka pranuar hapur se është në pritje të një oferte nga Premier League, duke qenë se i ka shtyrë bisedimet me Federatën Italiane të Futbollit deri në verë.

Nga ana tjetër, Arsenali planifikon ta largojë Arsene Wenger, ndërsa 58 vjeçari është njëri prej kandidatëve për ta zënë vendin e tij.

Kur është pyetur se a do të bëhet përzgjedhësi i ardhshëm i Italisë, Ancelotti ka thënë:

“Përgjigja ime është kjo. Federata tash me ndihmën e CONI-t (Komitetit Olimpik të Italisë), duhet të krijojë strukturën e vet të re, pas të cilës do të merret një vendim”.

“Unë nuk mund të marr një vendim tash. Ka nevojë për qartësi, pastaj mund të mendoj rreth kësaj teme, megjithatë qëllimi im akoma mbetet për të drejtuar një klub futbolli”.

“Ende nuk e di, gjithçka është në një sezon që po zhvillohet, duhet të presim edhe disa muaj”, ka deklaruar Carlo Ancelotti.

Italiani gjatë karrierës së tij të gjatë, ka udhëhequr skuadra të mëdha si Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madridit e Bayern Munchen, kurse ka dëshirë të madhe që të rikthehet përsëri për të udhëhequr një ekip në Premier League.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit