12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Komandantët vrasës të UÇK-së

Andi Bushati

Ish komandantet e UÇK-së që sot drejtojnë Kosovën, kanë marrë mbi supe me një akt të vetëm, etiketën e vrasësve të paskrupullt, të cilën kërkojnë t’ua ngjisin me ngulm ish armiqtë e betejës së dy dekadave më parë. Vendimi i tyre për të çuar drejt ferrit gjashtë qytetarë turq, të shpallur pa prova dhe fakte si terroristë nga regjimi despotik i Erdoganit, është një krim i paskrupullt, cinik dhe vrastar.

Shumë kolgë të mi në Prishtinë dhe në Tiranë e kanë dëshmuar tani me fakte dhe argumente paligjshmërinë e kësaj vendimmarrje, shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe përdhosjen e konventave ndërkombëtare.

Por, ajo që mua më shqetëson më shumë në këtë rast, nuk është mosrespekti për ligjin ndaj të cilit pothuajse jemi bërë imunë në këto anë, por psiqika kriminale e këtij akti.

Sepse ata që kanë vendosur të ulin poturet përballë kërkesës absurde të Erdoganit, përveçse shtetarë të detyruar dyfish të zbatojë rregullat e vendit të tyre, janë njëkohësisht edhe qenie njerëzore, qytetarë, familjarë.

Dhe si të tillë ata kanë qenë të ndërgjegjshëm që po kryenin një krim. Ata e kanë ditur se mësuesit që po deportonin drejt Anadollit, nuk do të kishin aty, as një proces të ndershëm, as një gjykim të drejtë, as rregulla demokratike loje.

Ata kanë qenë të vetëdijshëm se po i dërgonin drejt një burgimi kapital, se po i ndanin përfundimisht nga familjet e tyre, duke i rrezervuar fatin e mijëra gazetarëve, intelektualëve dhe pedagogëve, që një regjim i çmenduar po i mban nën një terror të vazhdueshëm, që prej grushtit ushtarak të shtetit të verës së 2015-ës.

Por, megjithëse i dinin të gjitha këto, ata e lejuan rrëmbimin, i dërguan me kokën në thes drejt një avioni fantazmë dhe firmosën me përbuzje të ftohtë fatin e tyre të ardhshëm.

Më Shumë

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar nga MINT, çmimi maksimal...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Lajmet e Fundit