3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Aksidentohet autobusi me emigrantë, 17 të vdekur në Turqi

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një autobusi me një shtyllë elektrike në lindje të Turqisë.

Mjeti transportonte emigrantë pa dokumente të rregullta, të kombësisë pakistaneze, afgane e iraniane, të cilët kishin hyrë në vend nga kufiri me Iranin. Autobusi kishte vetëm 14 vende dhe ishte i mbipopulluar. Nuk është akoma e qartë nëse kjo gjë ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit tragjik.

Guvernatori i provincës, Enver Unlu, ka thënë se furgoni me migrantë ka goditur një shtyllë dhe është përfshirë nga flakët.

Disa nga viktimat kanë vdekur gjatë përplasjes me shtyllën, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë vdekur pasi furgoni më pas është përplasur me një tjetër makinë që po ashtu ishte duke bartur migrantë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka thënë se migrantët kanë qenë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani dhe se makinat e tyre kanë kaluar ilegalisht në Turqi nga Irani.

Unlu ka thënë pasi ka arritur në skenën e sotme se “ne jemi duke u përballur me një tragjedi të dhimbshme të migrantëve”.

Më Shumë

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit