Mesazhi i Zidane para ndeshjes kundër Juventusit

Zinedine Zidane është paraqitur në konferencën për shtyp para përballjes Juventus – Real Madrid.

“Jemi këtu për të zhvilluar një ndeshje të mirë, sigurisht që finalja e Cardiffit nuk ka të bëjë asgjë me ndeshjen e nesërme dhe nuk mendojmë për këtë. Është një histori krejt tjetër”, ka deklaruar Zidane.

“Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të rëndësishëm për ekipin, pavarësisht se kush do të fitojë. Nesër është një lojë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Skuadra e Juventusit ka qenë gjithmonë e fortë dhe atë po e konfirmojnë edhe këtë sezon. Janë një skuadër e kompletuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me mbrojtjen e tyre të fortë dhe sulmin e rrezikshëm”.

“Janë të fortë në të gjitha pozitat”, ka përfunduar francezi

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit