Haxhi Avdyli: LDK-ja, subjekti më serioz për ta udhëhequr Prizrenin

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se subjekti që drejton është më seriozi për të udhëhequr Komunën e Prizrenit.

Ai, shpreson se në të ardhmen LDK-ja do ta marrë Prizrenin.

“Me gjithë ngritjet e rëniet e saj, prapë mbetet subjekti më serioz dhe i konsoliduar për të marrë barrën e udhëheqjes së vendit dhe Komunës në të ardhmen”, thotë Avdyli për “PrizrenPress”.

LDK-ja në Prizren, sot feston në datëlindjen e 28-të.

Festa mbahet në Hotel “Theranda” në Prizren, në ora 13:00.

Avdyli thotë se LDK-ja është pjesë e historisë së luftës për liri e shtetndërtim.

“LDK-në e lidh tradita ,aktiviteti, puna, ndershmëria dhe organizimi i mirë me përfshirje të gjerë shoqërore”, shprehet ai.

“Çdo ditë po dëshmohet se LDK ka potencialin më të pastër dhe më atdhetar për të avancuar Kosovën në sfidat e ardhshme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit