Shqipëria dhe Panucci ia kërkon një lojtar Kosovës

Para se Kombëtarja e Shqipërisë të shkonte në Francë për Evropianin e vitit 2016, ajo la jashtë grumbullimit katër futbollistë nga Kosova, të cilët shprehen pakënaqësinë.

Tre prej tyre më pas zgjodhën që të luanin me Kosovën dhe FSHF nuk shfaqi asnjë pengesë për Rashicën, Rrahmanin dhe Shalën, kurse tashmë situata është në anën tjetër.

Shqipëria ka kërkuar shërbimet e kapitenit të U-21 të Kosovës dhe duket se FFK nuk do të shfaqë pengesa.

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Cristian Panucci, ka kërkuar shërbimet e kapitenit të U-21 të Kosovës, Ardian Ismajli dhe gjatë këtyre ditëve pritet që të ketë një përgjigje nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, Kombëtarja shqiptare po vazhdon të “peshkojë” lojtarë nga Kosova dhe tashmë është radha e zyrtarëve të FFK-së që të përgjigjen kundrejt kërkesave të Kombëtares së Shqipërisë.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, qendërmbrojtësi 21 vjeçar i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga FFK-ja, që me mirëkuptim ta lejojë atë të pranojë ftesën e Shqipërisë.

Ismajli vite më parë ka qenë pjesë e skuadrave nga Kosova, 2 Korriku dhe Prishtina, para se të firmoste me ekipin kroat, Hajduk Split në vitin 2016. Ai është i gatshëm të zgjedhë Shqipërinë, pasi nuk është paraqitur për asnjë minutë në Përfaqësuesen A të Kosovës gjatë ndeshjeve kualifikuese. /Insporti.com

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit