5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Shndërrimi i deputetëve shqiptarë, perla e Atë Gjergj Fishtës

Gjatë javës së kaluar, në skenën e teatrit “Migjeni” u vu “Gomari i Babatasit”, shkruar nga Atë Gjergj Fishta. Një realizmi shumë i arrirë, i këndshëm dhe i vënë në skenë me mjaft mjeshtëri nga aktorët e teatrit, nën regjinë e Altin Bashës.

Ajo çfarë vërtetë preku spektatorin ishte monologu i Babatasit, interpretuar mjeshtërisht nga Jozef Shiroka. Këtë monolog, për kënaqësinë tuaj, Konica.al po e paraqet ashtu sikurse, dekada më parë, e shkruajti Atë Fishta:

Ju rrugaça e sallahana

vagabonda, shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij

qi të mjerës ksaj Shqypni

thellë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbë mbi dhè

der kur ju, t’u tallë npër ne,

do t’na qelbni fis e atdhè?

Ah! Bre ju… nuk dij shka u kjoftë,

se tashma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare ju ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m’ndoi shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me’i gjysë setre t’pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me’i komçë t’njitme në grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

edhe kto lidhuna me’i spagë:

shtatit rreshkë e ba saragë,

t’tanë gordec e berbalec

pa ndo’i msim, e pa ndonji dije,

me’i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllav a grek me zemër,

falun barkut veç Shqypnisë,

si ajo marrja e t’gjith njerzisë…

tuj u shitë ju për gjith treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n’”smoking”, e tash në “bon-jour”

ju, qi dje s’kishit ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m’sahan t’huej gjithmonë tue ngranë,

rrugën krejt na e keni xanë,

ke na shkoni pash e m’pash,

edhe besa me “gulash”

me “mafishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “hashurè”,

“kofsha gjelash” ngreh kubure,

“tarator”, “pilaf me kos”,

“mish me qepë” e “majdanos”

“shishqebap”, “brizolla viçi”,

“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,

“kabuni”- e “muhalebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

dersa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t’Atdheut

kanë ra n’luftë si shqipe t’leta,

kanë shkri gjà e shpija t’veta,

tanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahula,

kta shqiptarë, shqiptar kah ksula,

n’vend qi ju me u vu n’konop,

a se brinjt m’jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue

me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue

për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit

a me dlirë ndo’i skele detit,

lavjerrë buz’sh, harru si viça

kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,

për me u prì udhës s’qytetnisë

e me i sjellë t’marën Shqypnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka, bij prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo’i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Barasija,

Përparimi e Qytetnia,

veç pse ende deri m’sot

nji tyran s’po e gjeni dot,

nën kambë t’cillit ju me u shtrue,

se un tashma jam regjë me jue,

jau njof shpirtin deri m’palc,

pleh i ndytë me u bartun n’shalc

e me u qitë jashta Shqypnije!

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lajmet e Fundit