14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Beqa merr mbi 3 mijë euro mbështetje financiare nga MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, sportisten Gentiana Beqa. Në këtë takim, mes MKRS-së dhe sportistes Gentiana Beqa është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Siç njofton komunikata nga kjo ministri, qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare e sportistes Gentiana Beqa për periudhën buxhetore Janar-Dhjetor 2018, në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, rrjedhimisht duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën sportit.

“Në bazë të këtij memorandumi, sportistja Beqa mbështetet financiarisht me 3 mijë e 600 euro”, thuhet në komunikatë.

Gashi tha se “ky memorandum u nënshkrua në vazhdën e memorandumeve për mbështetjen financiare të sportistëve të cilët kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “.

“Sportistja Beqa u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve”, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Lajmet e Fundit