Qendra e Kompetencës në Malishevë hapi dyert për prezantimin e të arriturave

Malishevë, 11 maj – Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot ka mbajtur aktivitetin tradicional “Dyert e hapura”, me ç’rast janë prezantuar të arriturat e nxënësve në të gjitha drejtimet profesionale të kësaj qendre të arsimit profesional.

“Të arriturat e nxënësve të kësaj qendre shkollore ishin të jashtëzakonshme dhe jam i impresionuar me këto prezantime, pasi në mënyrë praktike vetë nxënësit i prezantuan të gjitha ato që i kanë mësuar dhe që janë profesionalizuar në drejtimet e tyre. Kjo është ajo për çka angazhohemi ne, që nxënësi të jetë i përgatitur profesionalisht në drejtimin e përcaktuar”, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Dyert e hapura” është një aktivitet tradicional i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, dhe, sikur viteve tjera, edhe këtë vit nxënësit i kanë prezantuar njohuritë e tyre në drejtimet përkatëse.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit