Vajza e 70 vjeçarit të zhdukur nga Prizreni konfirmon se babain e kanë gjetur të vdekur

Marian Gjugja 70 vjeçar nga Prizreni ishte raportuar nga fëmijët e tij si i zhdukur në polici që nga data 12 maj. Mëngjesin e sotëm ai është gjetur pa shenja jete mbrapa një marketi në Prizren, ka konfirmuar për Gazetën Express, vajza e të ndjerit, Jozefina.

“E kemi gjete sot në mengjes rreth orës 8, ish kan mbrapa një marketi dhe policia po merret me rastin”, tha ajo për Express.

Raportohet se në vendin e ngjarjes janë ftuar përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Të shtunën e kaluar pas orës 19:00, Mariani i vetëm kishte dalë nga shtëpia për një shëtitje dhe që nga ajo ditë familjarët nuk kanë ditur asgjë për fatin e tij.

Për shtatë ditë ai u kërkua nga Policia. Mariani vuante edhe nga skleroza (harresa), nuk ishte shumë i shoqëruar dhe nuk mbante telefon me vete.

 

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Lajmet e Fundit