Tetë të vdekur nga shpërthimet në një stadium në Afganistan

Tetë persona janë vrarë dhe mbi 45 të tjerë janë plagosur pas disa shpërthimeve në një stadium në qytetin Jalalabad, kanë njoftuar autoritetet afgane.

Shpërthimet ndodhën në kohën kur në stadium po mbaje një ndeshje kritiketi, në nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë thënë autoritetet.

Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit provincial, ka thënë se shpërthimet janë kryer me dy raketa që janë detonuar.

Ai ka thënë se organizatori i ndeshjes së kriketit, Hidayatullah Zaheer dhe disa zyrtarë lokalë, janë në mesin e të vrarëve.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar këtë sulm.

“Terroristët nuk u ndalën së vrari njerëzit tanë edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.. Duke kryer sulme terroriste në stadiume të mbushura me njerëz, edhe njëherë ata dëshmuan se nuk kanë lidhje me besim apo fe, ata janë armiq të njerëzimit”, thuhet në reagimin e presidentit afgan.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit