7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Aprovohet kërkesa e mbrojtjes për përjashtim të gjyqtarit në rastin e Antigona Morinës

Rastin gjyqësor të rigjykimit të Antigona Morinës nuk do ta gjykoi gjyqtari i njëjtë.

Gjykata Themelore e Gjakovës ka marrë vendim që ta përjashtoi gjykatësin Mizahir Shabani nga ky proces pas kërkesës së mbrojtjes së familjes së dëmtuar e cila kishte gjetur pa rregullsi në këtë çështje penale, raporton KTV.

Kjo gjykatë vendosi që gjyqtarja Ilirjana Hoti ta gjykoi Hilmi Zenën ish – bashkëshortin e Antigonës , i cili akuzohet për shkelje të detyrimeve familjare.

Në aktvendim thuhet se arsye e marrjes së këtij vendimi është se gjyqtari Shabani ka lejuar që i njëjti avokat mbrojtjes të jetë edhe i palës së akuzuar por edhe i palës së dëmtuar.

“Duke u bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, ku është e përcaktuar se gjyqtari mund të përjashtohet nëse vërtetohen rrethanat që e vejnë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, si dhe bazuar edhe në faktin se aktgjykimi i Gjykatës së Rahovecit është prishur me aktvendim të Gjykatës së Apelit”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Gjithashtu aty thuhet se me qëllim të rritjes së besueshmërisë dhe paanshmërisë ndaj gjykatës është marrë vendimi.

Mbrojtja e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës dhe beson se shumë shpejt do të caktohet edhe data e mbajtjes së seancës gjyqësore.

Kohavisioni, në vazhdimësi, ka raportuar lidhur me vdekjen e Antigona Morinës, e cila vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës.

Në deklaratën e dhënë atëkohë në Prokurori, ai kishte thënë se sipas traditës, të ndjerën Antigonën e kishte dërguar te shehu, ditën e dytë të martesës.

Më Shumë

Superduel në basketboll: Ylli dhe Bashkimi matin forcat sonte

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje të forta, ku sonte në Suharekë përballen dy skuadra rivale, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi,...

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Lajmet e Fundit