Mbi 100 mësimdhënës keq me shëndet, nuk mund të mbajnë orët mësimore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar në Kuvendin e Kosovës se në Kosovë janë mbi 100 mësimdhënës që janë në gjendje të keqe shëndetësore dhe që nuk janë në gjendje për të shkuar në shkolla dhe për të mbajtur orët mësimore.

“Është e vërtetë që është shqetësim i madh, ne menjëherë kemi pasur takime me drejtorët e DKA-ve që të na sjellin numrin e mësimdhënësve që janë në gjendje të keqe shëndetësore, ne e kemi marrë këtë numër, janë mbi 100 mësimdhënës që janë të sëmurë dhe nuk janë në gjendje t’i mbajnë orët e mësimit”, ka thënë Bytyqi.

Ministri është shprehur se kanë biseduar edhe me ministrin Reçica që të bëhet një zgjidhje për këtë çështje.

“Zgjidhja do të jetë në këtë vit, nëse ministri Reçica e kryen me udhëzim administrativ, nëse jo ne do të gjejmë një zgjidhje tjetër”, ka vazhduar Bytyqi.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit