14.7 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Limaj nesër bën publike rrugën e tij politike

FatmirLimaj-lirimiFatmir Limaj të hënën do të mbajë një tubim me qytetarë, në Palestrën Sportive në Malishevë. Një ditë më parë, tha se patjetër do t’i kthehet politikës. Së shpejti pritet ta bëjë publik qëndrimin nëse do të vazhdojë me PDK-në, apo do t’i thotë lamtumirë.

Një javë pas lirimit nga akuzat që e ngarkonin për krime lufte, Fatmir Limaj do të shfaqet para qytetarëve, në një tubim të organizuar në vendlindjen e tij – nga ku mendohet se mund të nisë e ardhmja e tij politike.

Ai do të marrë pjesë në një tubim të organizuar në Sallën e Sporteve në Malishevë, të hënën, në orën 12:00.

“Dua t’ju njoftoj se me kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kanë paraparë”, ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Lajmi.net

“Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do ta kem kënaqësinë që tani t’u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar.”

“Shihemi atje!”, ka shkruar Limaj.

Të shtunën, ndërkaq, ai ka paralajmëruar kthimin në politikë. Komentet i ka bërë në Kleçkë, gjatë pritjes që ka organizuar për qytetarët, vetëm disa ditë pasi u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, Fatmir Limaj tha se do të jetë aktiv në politikë.

“Patjetër, do ta vazhdoj punën time… te vendi.”

Limaj pritet që së shpejti ta bëjë publik qëndrimin për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë me PDK-në apo do t’i thotë lamtumirë asaj.

Më Shumë

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, viziton ekspozitën e Autostrada Biennale

Bashkëthemuesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, mirëpritën në ekspozitën e edicionit të pestë të Bienales Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi...

Afrim Tejeci: Bizneset janë të zhgënjyera me ecurinë e funksionimit të Parkut ITP në Prizren

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka shprehur shqetësimin e thellë të komunitetit të biznesit lidhur me ecurinë e zhvillimit...

Lajmet e Fundit