10.4 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Federata gjermane i drejtohet tifozëve përmes një letre

Pas humbjes shokuese nga Koreja e Jugut dhe eliminimi qysh në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, e Gjermania ngeli e shtangur dhe e nevrikosur me paraqitjen e “Die Mannschaft”.

 

Federata e Futbollit të Gjermanisë (DBF), vetëm pak pas eliminimit të përfaqësueses së Gjermanisë nga Kupa e Botës në Rusi, përmes një letre publike i është drejtuar tifozëve gjerman.

“Të dashur tifozë!”

“Ndihemi shumë të zhgënjyer ashtu si edhe ju. Kupa e Botës është një herë në 4 vite dhe prisnim shumë nga vetja.  Kërkojmë ndjesë që nuk luajtëm si kampionë bote dhe, edhe pse është e dhimbshme, meritojmë të jemi jashtë.” Ky ishte komenti i Die Mannschaft në rrjetin e vet social.

“Mbështetja e juaj në të gjithë botën ishte e pabesueshme. Festuam së bashku në 2014, por ngandonjëherë në futboll duhet të pranosh humbjen dhe të njohësh faktin se kundërshtarët ishin më të mirë. Urime Suedisë, Meksikës dhe sigurisht Koresë së Jugut për fitoren e saj”, përfundon letra e Federatës gjermane të futbollit.

Pas humbjes delegacioni u kthye në hotel dhe disa orë më vonë u nis nga aeroporti i Vnukovos në Moskë, nga ku mori avionin special drejt Frankfurtit. Me të mbërritur në Gjermani, secili nga lojtarët do të marrë disa ditë pushim dhe do të kthehen në ekipet e tyre, raporton portali gjerman welt.de.

Sa i përket trajnerit të ardhshëm, Reinhard Grindel, president i federatës gjermane u shpreh: “Do të flas me të sot në rrugën e kthimit dhe në ditët në vazhdim do të diskutojmë se si do të vazhdojnë gjërat”.

 

Më Shumë

Gjysmëfinalet e kthimit: Kush do të sigurojë biletën për finalen e Kupës?

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt. Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe...

Policia shqiptoi 2185 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2185 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit