7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Limaj mbështet Iniciativën Qytetare të Malishevës

FatmirLimaj-lirimi

(E plotësuar) Mijëra qytetarë të kësaj ane kanë pritur sot heroin e tyre Fatmir Limaj, të cilin edhe e kanë quajtur hero jo vetëm të Malishevës por edhe të gjithë Kosovës. Deputeti i PDK-së, Limaj, sot në adresimin e tij për qytetarët nga Palestra Sportive në Malishevë, ka thënë se do ta vazhdojë punën e tij në shërbimin e atdheut.

Ai ka bërë me dije se e përkrah Ragip Begajn, kandidat i Iniciativës Qytetare për Malishevën për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në këtë komunë. Limaj para mijëra qytetarëve, shumicën e të cilëve nuk i kishte zënë as salla, ka deklaruar se në qytetin e Malishevës po shantazhohen njerëzit, duke përshirë edhe mësuesit. “Sot dëgjova se janë mbyllur shkollat me dry. Kur njeriun e do populli, e gjithë bota nëse do të ngritët në këmbë, nuk mund ta ndalojë”, ka thënë Limaj, shkruan Epoka e re.

Gjatë fjalimit Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që në zgjedhjet e 3 nëntorit ta votojnë kandidatin e të Iniciativës Qytetare për Malishevën, Ragip Begajn.

Ai u ka bërë thirrje komisionerëve që mos të manipulojnë me vota. “Mos gaboni t’i dëgjoni ata, që u thonë të vjedhin vota se u lënë në burg”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se ka ardhur momenti i fundit që qytetarëve të Kosovës t’iu kthehet besimi për jetë më të mirë. “Ne dimë dhe mund ta bëjmë Kosovën shtet që të krenohemi me të”, ka deklaruar Limaj.

Limaj ka shtuar se nga Malisheva ka dashur t’iu drejtohet, jo vetëm qytetarëve të kësaj komune, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Do ta vazhdoj punën time në shërbimin e atdheut. Nga sot me bashkëpunëtoret e mi do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë punën”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur edhe për luftën e UÇK-së. Ai është shprehur se UÇK-ja kishte bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

Limaj flet sot

Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, në orën 12:00 do të mbajë një tubim me qytetarë në Palestrën Sportive në Malishevë.

“Dua t’ju njoftoj se me kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kan paraparë. Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do të kem kënaqësi që tani t’u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar. Shihemi atje”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Më Shumë

Muharremaj: Mungesa e energjisë elektrike në Komunën e Suharekës duhet të evitohet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pas pranimit të ankesave nga qytetarët ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji...

Bora vështirëson qarkullimin në Dragash, kryetari apelon për bashkëpunim

Reshjet intensive të borës në komunën e Dragashit kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini,...

Me zemër

Lajmet e Fundit