Prizren, organizohet Panairi i Sporteve Extreme

Në Prizren nga data 20 dhe 21 e këtij muaji do të organizohet Panairi i Sporteve Extreme.

Dijedona Elezi nga  “Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës”, në një përgjigje për KALLXO.com ka treguar rreth organizimit të Panairit të Sporteve Extreme.

“Ne për organizimin e këtij panairi kemi pasur mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Komuna e Prizrenit. Në këtë panair do të marrin pjesë OJQ, të cilat merren me sporte extreme si Bjeshkatarë, Scout, Motorkros, Of road, Policia kufitare, FSK, Parashutistë. Pjesëmarrësit në këtë panair do të jenë vetëm nga Komuna e Prizrenit për shkak se kemi mungesë të fondeve dhe nuk kemi pasur mundësi të kemi pjesëmarrës nga jashtë Prizrenit”, tha Elezi për KALLXO.com.

Elezi gjithashtu tregoi rreth qëllimit të organizimit të këtij panairi.

“Motoja dhe qëllimi kryesor i panairit është të vetëdijesojmë qytetarët që ekzistojnë këto sporte dhe ka njerëz në Prizren që merren me këto sporte”, tha Elezi për KALLXO.com.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit