Xhudistet shpërblehen për sukseset e arritura

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, janë shpërblyer për medaljet e arta dhe të argjendta të siguruara në Kampionatin Evropian të Xhudos që është mbajtur në Izrael.

Trajneri Driton Kuka tha se shpreson që Ministria e Ambientit bashkë me atë të kulturës, ta vazhdojnë iniciativën e nisur para dy viteve, për të investuar në infrastrukturën e federatës.

Ai tha se janë duke u përgatitur për olpimiada tjera dhe kanë nevojë për kushte më të mira.

Nora Gjakova tha se kjo ky shpërblim është mundësi dhe përkrahje e mirë për sportistët. Sipas saj, ministria duhet t’u qëndrojë afër sportistëve, sidomos tash kur po rritet numri i pjesëmarrësve nga Kosova nëpër olimpiada.

Distria Krasniqi tha se është kënaqësi që sukseset e tyre po shpërblehen.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit