PDK në Prizren distancohet nga veprimet e asamblistit, Bardh Avdaj

PDK distancohet nga veprimet e asamblistit Bardh Avdaj, ky i fundit kërkon falje për veprimin e tij
Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Prizren, kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, e ka gjuajtur me shishe të ujit kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi.

Shefi i grupit të PDK-së, Simir Krasniqi për KALLXO.com ka thënë se veprimi i Bardh Avdaj ka qenë individual dhe ai ka vepruar nën afekt.

“Ka qenë veprim individual dhe personi i cili e ka bërë atë veprim ka kërkuar falje publikisht, ka qenë nën afekt ky veprim. Këto gjëra ndodhin edhe në parlamentin e Kosovës dihet nga cila parti, nga ajo që është në pushtet në Prizren”, ka thënë Krasniqi.

Asamblisti i PDK ka kërkuar falje publike përmes një statusi në Facebook për veprimet e djeshme duke thënë se e gjitha ka qenë eskalim situate.

“Gjithçka që ka qenë, ishte thjeshtë një eskalim situate, i nxitur nga krerët e Kuvendit. I kisha lutur të gjithë që ta përcjellin tërë seancën dhe aty do shihet se si e drejta ime për replikë është mohuar. Unë me profesion jam fizioterapeut dhe synimi im është të ruaj shëndetin e qytetarëve, e jo ta dëmtoj, prandaj kjo që ndodhi ishte një eskalim i situatës për të cilën ndihem keq”, ka shkruar Avdaj.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit