Suarez: Nuk kanë rëndësi golat e mi

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mbrëmjen e djeshme ka arritur të shënojë dy gola të rëndësishëm në karrierën e tij në fitoren e thellë 8-2 kundër Huesca.

Por uruguajani është treguar shumë modest duke thënë se ajo që ka rëndësi është fitorja e Barcelonës dhe jo vetëm golat që ai shënojë.“Më e rëndësishmja është se golat e mi ndihmuan skuadrën për të fituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Pak nga pak ne po kapim ritmin tonë. E filluam pak përgjumshëm, por goli i Huescas në bëri që të reagojmë”. “E vërteta është se kur shënon dëshiron të festosh dhe adrenalina e golin të largohet pak nga VAR-i, por tani gjyqtarët nuk gabojnë”.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye, por sezoni vetëm sa ka filluar dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë që vjen”, shtoi Suarez.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit