35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Rahoveci do të ketë shkollë të re të muzikës

SmajlLatifi-KastriotSadaKryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në takim Kastriot Sadën, drejtor në shkollën e Ulët dhe të Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Ai e informoi mysafirin për ecurinë e hapjes së shkollës së ulët të muzikës në Rahovec, si dhe përpjekjet që po bëhen për vënien në binarë normal të kësaj shkolle, si institucion edukativ profesional i hapur në këtë vit shkollor.

Gjithashtu Latifi tha se për vitin që vjen është planifikuar fillimi i ndërtimit të shkollës së muzikës në Rahovec, pasi që mësimi mbahet në lokalet e çerdhes së fëmijëve.

“Është hapur një kod në planin investues komunal për periudhën në vazhdim dhe se pret që kjo të miratohet edhe në Kuvendin e Komunës në mbledhjen e radhës”, tha Latifi.

Drejtori Sada përgëzoi kryetarin Latifi për hapjen e shkollës së ulët të muzikës në Rahovec dhe premtoi se do të ndihmojë në të gjitha format e mundshme konsolidimin e kësaj shkolle, si një mundësi më shumë për komunën e Rahovecit. Ndër të tjera Sada foli edhe rreth thellimit të bashkëpunimit me shkollën e ulët të muzikës në Rahovec dhe ShUML “Prenk Jakova” në Gjakovë.

“Ne do të ndihmojmë në të gjitha format e mundshme shkollën e Rahovecit, në mënyrë që të ketë mbarëvajtje dhe ngritje sa më të shpejtë. Po ashtu, mund të organizojmë aktivitete të përbashkëta, në funksion të pasurimit të jetës kulturore në Rahovec, shtoi ndër të tjera drejtori Sada. Me këtë rast dëshiroj të potencoj faktin se hapja e një shkolle të tillë këtu është bazë e fortë për edukim të brezave në frymën artistike, si dhe mundësi më e mirë për përgatitje profesionale të brezave. Besojmë se përvoja jonë do të jetë e dobishme për kolegët tanë në këtë shkollë, në mënyrë që të tejkalojnë më lehtë vështirësitë fillestare”, tha drejtori Sada./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Lajmet e Fundit