8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Përmes një videoje, artistët falënderojnë ministrin Gashi për rritjen e pagave

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u pati premtuar artistëve ngritje pagash prej 50% dhe këtë premtim ai e realizoi gjatë muajit shtator të këtij viti, pasi që Qeveria e Kosovës miratoi plotësim-ndryshimin e rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore.

Për ta falënderuar ministrin, artistët e kanë përgatitur një video në të cilën i kanë përshkruar përpjekjet e tyre: zhgënjimin për shumë vite, kërkesat, grevat, dhe mbajtjen e premtimit nga ministri Kujtim Gashi.

Gashi e ka shpërndarë këtë video në faqen e tij personale të rrjetit social “Facebook”. Ndër të tjera, ai ka shkruar se artistët e kanë merituar këtë rritje.

“Një video e përgatitur nga artistët rreth përpjekjeve, sfidave, grevave, pezullimit të aktiviteteve kulturore e deri te realizimi i kërkesave të tyre…

Faleminderit krijuesve e performuesve të kulturës dhe punëtorëve profesional të trashëgimisë kulturore për vlerësimin ndaj meje dhe MKRS-së.

E keni merituar. Urime!”, ka shkruar ministri Gashi në faqen personale në rrjetin social “Facebook”.

Në konferencën e organizuar më 13 shtator, ministri pati treguar se pagat me rritje do t’u dalin aktorëve nga 1 nëntori në mënyrë retroaktive nga qershori i këtij viti, pas tha se buxheti nuk e përballon pagesën retroaktive që nga janari i këtij viti.

 

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit